Transmetuar më 13-10-2026, 14:20

TIRANË — Ka nisur pasditen e kësaj të marte protesta e paralajmëruar e studentëve dhe të rinjve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në kryeqytet.

Në ambientet përreth ministrisë vrehet një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, si dhe prania e një autoboti me ujë për menaxhimin e situatës, ndërsa të rinjtë nga të gjitha qytetet e vendit janë mbledhur për të protestuar kundër problematikave në arsim.

Përmes pankartave dhe thirrjeve publike, organizatorët kanë përsëritur mesazhin e tyre qendror kundër mungesës së reagimit institucional:

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe.”

Të rinjtë vijojnë të jenë të grumbulluar përpara ministrisë duke kërkuar zgjidhje për kushtet në universitete, rritjen e kostove të studimeve dhe mbështetje më të madhe për zhvillimin e tyre profesional.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit