Transmetuar më 13-10-2026, 13:50

ATHINË — Autoritetet greke po hetojnë ekzekutimin e 52-vjeçarit shqiptar N.G., i cili u vra mëngjesin e së diellës në zonën e Glyfadas në jug të Athinës.

Sipas të përditshmes greke Kathimerini, hetuesit dyshojnë se prapa vrasjes qëndron një bandë rivale e trafikut të drogës e përbërë nga shtetas shqiptarë, ndërsa po ekzaminohet edhe një lidhje e mundshme me një përplasje të ndodhur në Pire në fund të majit, ku mbeti i plagosur dhe i arrestuar nga policia personazhi i njohur kriminal me nofkën “Titi”.

Viktima, i cili kishte një skedë të ngarkuar penale për zhvatje, dhunë në familje dhe përplasje tifozësh, punonte si roje sigurie në një lokal nate në bregdet. Policia dyshon se zgjerimi i tij i fundit në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike ka nxitur konfliktin për kontrollin e territoreve.

Autorët i kishin zënë pritë 52-vjeçarit pranë banesës së tij teksa e ndiqnin me motor, duke e qetuar tetë herë — shtatë goditje në shpinë dhe një në kokë. Sektori i Krimeve Kundër Jetës po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e ekzekutorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit