Transmetuar më 13-10-2026, 13:19

TIRANË — Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare ditën e sotme, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara mjediseve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Tiranë.

Organizatorët e tubimit u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha universitetet e vendit dhe qytetarëve që t’u bashkohen në shesh për të ngritur zërin kundër problematikave në sistemin arsimor dhe mungesës së reagimit nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Në thirrjen zyrtare të shpërndarë përmes një pankarte nga organizatorët e protestës thuhet:

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe.”

Ndër shqetësimet kryesore që pritet të artikulohen gjatë tubimit janë kushtet në universitetet publike, rritja e kostove të studimeve dhe nevoja për politika më konkrete mbështetëse për arsimin e lartë, me synim krijimin e mundësive reale për zhvillim profesional dhe punësim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit