Transmetuar më 13-10-2026, 12:45

LEZHË — Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka finalizuar operacionin e koduar “Argos”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me motiv hakmarrjen në zonën e Kurbinit, lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Gjoni (40 vjeç), e kryer më 9 korrik 2026.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Fushë Milot vëllai i viktimës, shtetasi Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika, 37 vjeç, i cili rezulton person me precedentë të mëparshëm kriminalë.

I arrestuari po lëvizte me një automjet të blinduar tip Mercedes-Benz ML me targa gjermane. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri automatike të tipit Skorpion me një krehër të mbushur me 16 fishekë.

Policia e Shtetit bën me dije se hetimet po vijojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit të ndodhur në muajin korrik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Inteligjenca kriminale parandalon një tjetër vrasje, dyshohet për hakmarrje për vrasjen e shtetasit Ilir Gjoni, 40 vjeç, kryer më datë 9 korrik, në Kurbin.

Finalizohet operacioni i koduar “Argos”.

Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit. I arrestuari, shtetas me precedent kriminal.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.

Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.

Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.

Po në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)

Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.

Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit