

BALLSH — Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 brenda ambientit të lokalit të tij në Ballsh, nga persona ende të paidentifikuar që mbanin maska.
Sipas të dhënave të para, Aliaj ndodhej i vetëm në ambientet e biznesit të tij kur është goditur pas shpine me levë. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet të tipit Audi Q5.
I dëmtuari ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore për dëmtime në ballë, duar dhe shpatull, për t’u transportuar më pas drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime më të detalizuara. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.
Përpara oficereve të policisë, Armand Aliaj ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






