

TIRANË — Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë sërish këtë të martë.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë vijimi i bojkotit nga ana e avokatëve mbrojtës, të cilët që prej datës 7 shtator po kundërshtojnë rregulloren e re të GJKKO-së që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve brenda sallave të gjykimit.
Për shkak të mosparaqitjes, Gjykata e Posaçme vendosi të gjobisë avokatët me nga 100 mijë lekë. Seanca e radhës ndaj Erion Veliajt është caktuar për më 27 tetor, ndërsa gjykata vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për këtë periudhë.
Lidhur me mbarëvajtjen e procesit në vijim, GJKKO njoftoi se në seancën e datës 27 tetor do të thërrasë avokatë kryesisht nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim përfaqësimin e të pandehurve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






