Transmetuar më 13-10-2026, 11:41

TIRANË — Këngëtarja Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale përmes një postimi të fundit në profilin e saj në Instagram, ku përmes ironisë ka prekur temën e kontrastit mes imazhit perfekt në internet dhe gjendjes reale shpirtërore.

Këngëtarja ka publikuar një kolazh fotografik me momente nga ditët e saj të pushimit, të cilin e ka shoqëruar me një mbishkrim në gjuhën angleze ku ironizon eksperiencën e saj:

“Po ju, a keni bërë ndonjëherë pushime të trishtuara dhe në depresion? Unë: Më lër të vendos buzëqeshjen time.”

Përmes këtij komenti, artistja ka sjellë në vëmendje diferencën mes asaj që pozohet në rrjetet sociale dhe përjetimeve personale, duke e përcjellë mesazhin me stilin e saj karakteristik të humorit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit