

TIRANË — Detaje të reja janë zbardhur lidhur me agjendën e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në mjediset e Pallatit të Brigadave.
Në fokus të punimeve të këtij takimi mësohet se do të jenë çështjet që lidhen me “Praninë besnike” dhe “Pasqyrën Albania”.
Sipas agjendës së zbardhur për ecurinë e takimit:
12:30 – Fjala hyrëse nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama.
Vijimi i takimit me raportimet e pjesëmarrësve, ku secili prej tyre do të ketë në dispozicion një kohëzgjatje prej 2 minutash për të mbajtur fjalën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






