

Një mjek 50-vjeçar është dhunuar fizikisht mëngjesin e sotëm në fshatin Konaj të Mirditës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:30 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë marrë informacion në rrugë operative për dhunimin e një shtetasi dhe kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se Martin Prenga, 50 vjeç, banues në Mirditë dhe me profesion mjek, është dhunuar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun, raportohet paraprakisht.
Policia bën me dije se, nga të dhënat e deritanishme, ngjarja nuk dyshohet të ketë lidhje me profesionin e tij si mjek.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve./noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






