

TIRANË — Gazetari Bledi Mane ka zbuluar publikisht detaje nga një komunikim privat në WhatsApp me kompozitorin Adrian (Adi) Hila, i zhvilluar më 1 tetor 2026, menjëherë pas publikimit të videove private që shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik.
Mane tregoi se i kishte kërkuar kompozitorit të merrte përgjegjësi, të paraqitej në organet e rendit dhe të kërkonte ndjesë publike ndaj personave të prekur dhe familjeve të tyre.
Lidhur me përmbajtjen e mesazhit që i ka dërguar Hilës, gazetari Bledi Mane rrëfeu:
“Unë i kam shkruar atë ditë në WhatsApp: ‘Shko dorëzohu në polici’. Nxirre një deklaratë publike. Kërko ndjesë për të gjitha gratë, familjet e tyre, njëkohësisht familjen tënde. Dhe shko përballë me institucionet e drejtësisë.”
Sipas gazetarit, kompozitori Adrian Hila i është përgjigjur shkurtimisht tekstit të tij me fjalët:
“Bled, të falënderoj.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






