Transmetuar më 13-10-2026, 11:17

TIRANË — Përfaqësuesit e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në shenjë proteste ndaj vendimmarrjes dhe mënyrës së drejtimit të punëve në Kuvend nga ana e shumicës parlamentare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lëshoi akuza ndaj mazhorancës për trajtim të papërgjegjshëm të kërkesave të opozitës si dhe për propozimet për ndryshimin e kalendarit e programit të punës së Kuvendit, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet te interpelancat dhe projektligjet e mbetura pezull nga seancat e mëparshme.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, deputetja Jorida Tabaku u shpreh:

“E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që kemi refuzuar tre muaj më parë, i sillni këtu copy-paste dhe kërkoni t’i votoni.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit