Transmetuar më 13-10-2026, 11:16

TIRANË — Avokati Kujtim Cakrani ka bërë deklarata publike me akuza të rënda ndaj familjes së kompozitorit Adrian (Adi) Hila, emri i të cilit është përfshirë në debatet e fundit pas qarkullimit të disa videove private në rrjetet sociale.

Cakrani i është kthyer periudhës së regjimit komunist, duke pretenduar se babai i kompozitorit, Merhamat Hila, ka ushtruar presion dhe përndjekje ndaj grave e vajzave të reja në qytetin e Vlorës përmes shfrytëzimit të pozicionit të tij.

Lidhur me këto pretendime, avokati Kujtim Cakrani deklaroi:

“Babai i këtij zotërisë, Merhamat Hila, ka bërë të njëjtën gjë që po bën djali sot. Ka qenë një personazh në kohën e komunizmit, ka lënë shumë viktima në qytetin e Vlorës.

Ai kapte gratë e bukura, ato që refuzonin, ai i merrte, i arrestonte. Kapte vajza nëpër shkolla, i seleksiononte dhe bënte miqësi me prindërit e tyre. Pra, ka qenë i mirëorganizuar në kohën e komunizmit.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit