Transmetuar më 13-10-2026, 11:09

MIRDITË — Është publikuar fotografia e mjekut Martin Prenga, i cili ra pre e një sulmi fizikisht të dhunshëm mëngjesin e sotëm në fshatin Konaj, në zonën e Fanit në Mirditë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeku është sulmuar nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët ishin të maskuar dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli e armë.

Autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa priten informacione të mëtejshme zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit