

GUATEMALË — Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Guatemalë, ku një vajzë 15-vjeçare e identifikuar si Yuleidy Ixotoyac, e cila besohej se kishte ndërruar jetë, është zgjuar brenda arkivolit gjatë ceremonisë mortore.
Sipas të dhënave, adolescentja kishte humbur ndjenjat rrugës për në një qendër mjekësore. Babai i saj, duke mos i dalluar frymëmarrjen apo pulsin, besoi se ajo kishte vdekur, bleu një arkivol dhe e dërgoi në shtëpi.
Rreth tetë orë më vonë, gjatë ceremonisë së lamtumirës, të pranishmit vunë re lëvizje brenda arkivolit. Pasi u konstatua se vajza ishte gjallë, asaj i u dha menjëherë ndihma e nevojshme mjekësore. 15-vjeçarja është e vetëdijshme dhe po rikuperohet, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e plota dhe arsyet që çuan në deklarimin e gabuar të vdekjes së saj.
A 15-year-old girl in Guatemala wakes up in a coffin as her family mourns her
Yuleidy Ixotoyac was believed to be dead after losing consciousness on her way to a medical center. Her father said he could not detect any breathing or pulse, so he bought a coffin and took her home.… pic.twitter.com/XfnoJC81bI
— NEXTA (@nexta_tv) October 12, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






