Transmetuar më 13-10-2026, 09:56

TIRANË — Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Efektivët e ndaluar janë identifikuar si inspektorët A. S., 20 vjeç, dhe Xh. F., 23 vjeç. Sipas hetimit të nisur pas kallëzimit të një qytetari, dy punonjësit e policisë i kanë kërkuar dhe marrë atij shumën prej 20 mijë lekësh në këmbim të mosvendosjes së një mase administrative për shkelje rrugore.

Procedimi po ndiqet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa dy efektivët dyshohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. AMP njoftoi se hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e mundshëm të personave të tjerë të implikuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit