Transmetuar më 13-10-2026, 09:54

TIRANË — Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën "Nikolla Lena" në kryeqytet, ku objektiv i sulmit ishte automjeti i përdorur nga avokati Idajet Beqiri.

Nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti i parkuar para një pallati është në pronësi të bashkëshortes së avokatit, shtetases N. B. Nga shpërthimi i lëndës së dyshuar plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Tiranës ka nxjerrë një njoftim zyrtar:

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit