Transmetuar më 13-10-2026, 09:42

TIRANË — Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës Civile në Tiranë, ku objektiv i sulmit ka qenë automjeti tip "Mercedes-Benz" në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive raportohet vetëm për dëme të konsiderueshme materiale, me dëmtime të shumta veçanërisht në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ka rrethuar vendngjarjen dhe po vijon veprimet procedurale për sekuestrimin e provave materiale dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit