Transmetuar më 13-10-2026, 09:32

LUKSEMBURG — Shqipëria shënon një tjetër arritje në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me zhvillimin e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE sot në Luksemburg.

Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Me përmbylljen e këtij kapitulli, që përfshin zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike, numri i kapitujve të mbyllur përkohësisht nga Shqipëria arrin në katër, duke i shërbyer objektivit për përmbylljen e plotë të negociatave brenda vitit 2027.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar për ngjarjen:

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Prononcimi për mediat (Doorstep).

16:50 – Fotografia e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Ministrit irlandez Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i punimeve të konferencës dhe mbajtja e konferencës së përbashkët për shtyp nga Kryeministri Edi Rama, Komisionerja Marta Kos dhe Ministri Thomas Byrne.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit