Transmetuar më 13-10-2026, 09:09

ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo shënoi në fitoren 3-1 të Al Nassr ndaj Neftchi Ferganës në Ligën e Kampionëve të Azisë, në një mbrëmje të tensionuar në Riad. Ndeshja nisi me një orë vonesë, pasi autoritetet saudite lëshuan alarm sigurie pas raportimeve për raketa balistike dhe shpërthime në qytet.

Portugezi 41-vjeçar realizoi golin e dytë të skuadrës së tij pak para pushimit, duke regjistruar rrjetën e 981-të në karrierë dhe të 134-tën që prej transferimit te Al Nassr në janar të vitit 2023. Më herët kishte shënuar Ângelo Gabriel, ndërsa një autogol ndihmoi vendasit të siguronin fitoren 3-1, pavarësisht golit të Alisher Odilov për miqtë.

Kjo ishte fitorja e parë e Al Nassr në këtë sezon të kompeticionit, pas humbjes 4-0 ndaj Al Ain në ndeshjen hapëse.

Ndërkohë, Ronaldo vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për çështjen me kombëtaren portugeze. Federata Portugeze ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore ndaj tij, pas largimit nga grumbullimi gjatë periudhës ndërkombëtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit