

FIER, 13 Tetor 2026 — Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës në një subjekt privat në qytetin e Fierit.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar dera e jashtme e biznesit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse, zbardhjen e motiveve të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






