

BERAT, 12 Tetor 2026 — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrethrrotullimin në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e By Pass-it, ku janë përfshirë tre adoleshentë të moshës 16-vjeçare që lëviznin me motorë elektrikë.
Sipas të dhënave paraprake, të miturit dyshohet se po zhvillonin gara me njëri-tjetrin kur kanë humbur kontrollin mbi mjetet në rrethrrotullim dhe janë përplasur. Të tre të rinjtë u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, dy prej 16-vjeçarëve u dërguan menjëherë për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Adoleshenti i tretë po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit me fraktura të shumta, por jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore ka nisur hetimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






