

Një shpërthim është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një biznes në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në ambientet e “Max Optika”, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, rreth 100 metra larg Prefekturës së Fierit.
Sipas burimeve pranë policisë, dyshohet se në biznes është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar fasada prej xhami e dyqanit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Policia pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar llojin e lëndës së përdorur dhe për të identifikuar autorin ose autorët.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






