

TIRANË, 13 Tetor 2026 — Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë prezente përgjatë relieveve malore, më të theksuara në zonat jugore.
Sipas parashikimeve, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara kryesisht në jug dhe juglindje të Shqipërisë.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s, duke shkaktuar valëzim në dete të forcës 3 deri në 4 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






