

TIRANË, 12 Tetor 2026 — Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të ndërmarrë lëvizje të reja politike për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së, në rast se opozita nuk arrin të fitojë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në televizionin News 24, Salianji e cilësoi kryetarin e PD-së si pengesën kryesore për arritjen e rrotacionit politik dhe rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama, ndërsa bëri thirrje për bashkimin e të gjitha faktorëve opozitarë përpara përballjes elektorale lokale.
“Do të bëj lëvizje dhe përpjekje të tjera nëse PD-ja nuk i fiton zgjedhjet lokale. Unë do të bëj përsëri lëvizje për të larguar Sali Berishën, si pengesën kryesore për të rrëzuar Edi Ramën,” deklaroi Salianji.
Ish-deputeti theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve administrative do të maksimalizojë përpjekjet e tij për të kontribuar në bashkimin e flukseve opozitare, kryetarëve të partive aleate dhe protestuesve, duke kërkuar ndalimin e mosmarrëveshjeve të brendshme brenda kampit opozitar gjatë kësaj periudhe.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






