Transmetuar më 12-10-2026, 22:27

PERUXHIA, 12 Tetor 2026 — Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një vajze 20-vjeçare dhe një djaloshi 21-vjeçar në rajonin e Umbrias, në Itali.

Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në aksin rrugor Perugia-Bettolle, pranë daljes Passignano Ovest në provincën e Peruxhias. Dy të rinjtë, me origjinë nga rajoni i Markeve, po udhëtonin me një automjet i cili u përplas me një kamion në një segment rrugor ku po kryheshin punime dhe ku qarkullimi ishte kufizuar përkohësisht me ngushtim korsie.

Pas përplasjes, viktimat u nxorën nga mjeti dhe u transportuan me urgjencë në gjendje kritike drejt spitalit "Santa Maria della Misericordia" në Peruxhia. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve në repartin e kujdesit intensiv, në orët e vona të pasdites spitali konfirmoi vdekjen e të dy të rinjve si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit