Transmetuar më 12-10-2026, 22:25

LOULE, 12 Tetor 2026 — Tre punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën në një aksident në jug të Portugalisë, pasi u gjetën pa ndjenja brenda një rezervuari uji në një pronë private pranë qytetit të Loule.

Aksidenti ndodhi gjatë kohës kur punëtorët po kryenin punime hidroizolimi në brendësi të rezervuarit. Ndonëse ekipet e shpëtimit ndërhynë me shpejtësi në vendngjarje dhe ndërmorën procedura për reanimimin e tyre, mjekët konfirmuan vdekjen e të tre personave.

Sipas raportimeve paraprake mediatike, viktimat dyshohet se janë shtetas rumunë, mirëpo autoritetet vendase ende nuk kanë bërë një konfirmim zyrtar të kombësisë dhe identitetit të tyre. Shkaqet e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa inspektorët e punës dhe policia kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë dhe për të verifikuar zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit