

TIRANË, 12 Tetor 2026 — Aktorja Monika Lubonja është rikthyer me një publikim në rrjetet sociale, pas diskutimeve publike të ditëve të fundit ku emri i saj u lidh me qarkullimin e disa materialeve private të kompozitorit Adrian Hila.
Në një video promovuese të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, aktorja shfaqet duke shqiptuar shprehjen popullore: “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”. Ndonëse Lubonja nuk i referohet drejtpërdrejt situatës apo zhurmës mediatike, deklarata është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj zhvillimeve të fundit.
Rikthimi i saj në platformat sociale vjen pasi figura të njohura publike dhe miq të aktores, përfshirë Ema Andrean dhe Meridian Ramçajn, u shprehën publikisht se ajo e kishte përjetuar me shqetësim situatën e krijuar, duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






