

VLORË, 12 Tetor 2026 — Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në gadishullin e Karaburunit, pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati rreth tre orë.
Turisti kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin në terrenin e vështirë, çka e bëri të pamundur daljen e tij nga zona e izoluar. Operacioni i kërkimit nisi rreth orës 18:00 me angazhimin nga toka të Njësisë Speciale Delta.
Efektivët bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tij rreth orës 20:45. Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje, ai u transportua drejt qytetit të Vlorës për t’u i nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






