

PARIS, 12 Tetor 2026 — Një zjarr i madh i shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së hënës ka shkatërruar plotësisht "Marché des Enfants Rouges", tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris dhe një nga pikat më popullore historike e turistike të kryeqytetit francez.
Kryebashkiaku i Parisit Qendror, Ariel Weil, konfirmoi se struktura e tregut historik është "shkatërruar totalisht" nga flakët. Sipas të dhënave nga mediat franceze, zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën për fikjen e të gjitha vatrave mes rrënojave përgjatë gjithë ditës.
I themeluar në vitin 1615 gjatë mbretërimit të Luigjit XIII në lagjen e njohur Marais, tregu mbante emrin e lidhur me një jetimore historike aty pranë, fëmijët e së cilës visheshin me rroba të kuqe. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura dhe nën hetim nga autoritetet franceze.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






