

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se sulmet kibernetike të fuqizuara nga inteligjenca artificiale mund të shtohen ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm.
Në një intervistë për ABC News, Gates theksoi se rreziku më i menjëhershëm nuk është dalja e inteligjencës artificiale jashtë kontrollit, por keqpërdorimi i saj nga persona me qëllime të dëmshme.
Sipas tij, përdorimi i modeleve të avancuara të AI-së pa mekanizma të përshtatshëm sigurie mund të krijojë kërcënime serioze, veçanërisht në fushën e sulmeve kibernetike dhe bioterrorizmit.
Gates ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë e kësaj teknologjie, duke kundërshtuar idenë se kompanitë mund të vetërregullohen pa mbikëqyrje të mjaftueshme nga autoritetet.
“Është e qartë se nuk po bëjmë mjaftueshëm”, u shpreh ai, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj rreziqeve që shoqërojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Paralajmërimet e tij vijnë në një kohë kur ekspertët dhe drejtuesit e industrisë së teknologjisë po diskutojnë gjithnjë e më shumë për masat e sigurisë dhe nevojën për rregulla që parandalojnë keqpërdorimin e sistemeve të avancuara të AI-së.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






