

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është strehuar në pallate të fortifikuara me bunkerë, pas sulmeve me raketa të rebelëve Huthi ndaj kryeqytetit Riad, raporton The Wall Street Journal.
Sipas raportimit, princi saudit prej gjashtë ditësh qëndron nën masa të shtuara sigurie, ndërsa sulmet kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur. Autoritetet kanë mbyllur gjithashtu shkollat në kryeqytet, ku mësimi po zhvillohet në distancë.
Përshkallëzimi i konfliktit ka shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon. Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të SHBA-së kundër Huthëve.
Sulmet janë dënuar nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilat i kanë cilësuar ato si një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






