

Lorenc Bami, 44 vjeç, është arrestuar pas ndërhyrjeve me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, në zonën e mbrojtur mjedisore në Gallaticë, fshati Vasjar, Memaliaj. Një person tjetër, Andi Hasani, po hetohet për të njëjtën çështje.
Bami ka mbajtur më parë detyrën e shefit të urbanistikës në Bashkinë Tepelenë, gjatë drejtimit të saj nga Tërmet Peçi.
Sipas një investigimi të publikuar nga media, bashkëshortja e Bamit ka qenë bashkëthemeluese e kompanisë së ndërtimit NG STRUCTURES, e cila dyshohet se ka përfituar kontrata publike me vlera të konsiderueshme. Investigimi ngre pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes kompanisë dhe institucioneve publike, përfshirë Bashkinë Tepelenë.
Nga ana tjetër, Bami pretendon se ndërhyrja në shtratin e lumit lidhej me një projekt për furnizimin me ujë të zonës, ndërsa ka ngritur akuza për kërkim ryshfeti ndaj inspektorëve të zonave të mbrojtura.
Policia vijon hetimet për veprën penale të dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore. Pretendimet e ngritura në investigim dhe akuzat e palëve mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






