Transmetuar më 12-10-2026, 14:43

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar rreth orës 04:05 në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Disa persona të paidentifikuar kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash nga banesa e shtetasit L. Z.

Pas mbërritjes së Policisë, autorët janë larguar drejt një zone kodrinore, duke braktisur automjetet. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy automjete, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit