Transmetuar më 12-10-2026, 14:07

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur qëndrimin e prerë të opozitës kundër zbatimit të numërimit elektronik në proceset e ardhshme zgjedhore në vend.

Gjatë një konference për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Berisha pretendoi se numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të organizuar dhe hodhi akuza ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë proces përmes ngritjes së serverave paralelë.

Lidhur me këtë vendim, kryetari i opozitës deklaroi:

“Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani. Janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit