Transmetuar më 12-10-2026, 13:20

Kalove jashtë vijave të bardha? Policia Rrugore ka nisur kontrollet edhe ndaj këmbësorëve. Vetëm në 24 orë janë vendosur 78 gjoba në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet jo vetëm ndaj drejtuesve të automjeteve, por edhe ndaj këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 78 qytetarë janë ndëshkuar me masa administrative pasi janë konstatuar duke kaluar rrugën në vende të palejuara ose duke mos përdorur vendkalimet e përcaktuara për këmbësorët.

Sipas Policisë, kontrollet janë përqendruar në evidentimin e shkeljeve nga këmbësorët, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore u bën apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën, të përdorin vijat e bardha dhe vendkalimet e përcaktuara, si dhe të shmangin kalimin e rrugës në zona të palejuara.

Kontrollet ndaj këmbësorëve pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, si pjesë e masave për forcimin e disiplinës në trafik dhe mbrojtjen e jetës së përdoruesve të rrugës. /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit