Transmetuar më 12-10-2026, 12:47

NICË — Gjykata Penale e Nicës ka dhënë vendimin ndaj muzikantit shqiptar Beng Bakalli, duke e dënuar me tre vite burgim, një vit liri me kusht dhe një gjobë financiare prej 1.1 milionë eurosh për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shuma e vendosur nga togat e zeza përkon me vlerën e tregut të sasisë prej 38.3 kilogramësh kokainë, e cila iu sekuestrua 45-vjeçarit gjatë një kontrolli të ushtruar në gusht të këtij viti nga doganierët francezë në pikën e autostradës A8 në La Turbie, pranë kufirit me Italinë. Lënda narkotike u gjend e fshehur nën tapetin e dyshemesë së automjetit tip "Citroën C5 Aircross" që ai drejtonte.

Hetimet e mëtejshme të shtrira në banesën e tij në Besançon zbuluan gjithashtu 90 mijë euro cash, si dhe katër armë zjarri me municion. Gjatë marrjes në pyetje, violinisti pa precedentë të mëparshëm penalë pretendoi se paratë ishin dhuratë nga i ati dhe se kishte pranuar transportin e lëndës narkotike kundrejt pagesës 20 mijë euro.

Përfaqësuesit e Orkestrës Simfonike "Victor Hugo Bourgogne-Franche-Comté", ku Bakalli punonte si violinist me kontratë të kohëpaskohshme, dhe Bashkia e Besançonit sqaruan se veprimet e tij kishin karakter individual dhe pa asnjë lidhje me veprimtarinë institucionale apo artistike të ansamblit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit