

Enesi 16 vjeçar do të përcillët këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së pamasë së familjes Isaku, miqve dhe shokëve të shumtë që janë të tronditur nga vdekja e parakohshme e tij.
Ai punonte si kamarier në fundjavë dhe ndërroi jetë në vendin e punës.
Isaku, 16 vjeç dhe kamarieri tjetër Endri Stafuka 26 vjeç, kanë qenë duke luajtur në një nga katet e sipërme të lokalit të dasmave "AV Wedding Center", kur Stafuka e ka shtyrë Isakun brenda në ashensor dhe ka shtypur katin 1.
Dy të rinjtë ishin duke bërë shaka që njëri të zbriste në katin e parë dhe tjetri të mbetej sipër. Por fatkeqësisht, ky moment loje mes dy kolegëve, është shndërruar në tragjedi.
Foto/ Shakaja që përfundoi në tragjedi, ky është
Sapo dera është mbyllur, me 16 vjeçarin që ndodhej brenda tij, kavoja është shkëputur dhe ashensori është përplasur në katin 0.
Si pasojë, kamarieri Enes Isaku ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Raportohet se nga shkëputja e menjëhershme e kavove të ashensorit, është rrezikuar dhe vetë kamarieri 26 vjeçar Endri Stafuka.
Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë dhe akuzohet për "Vrasje nga pakujdesia".
Ndërkohë, rezulton se pak momente para tragjedisë që i mori jetën 16 vjeçarit Enes Isaku, me ashensor sapo ishte ngjitur deri në katin e sipërm vetë pronari Afrim Vathi.
Kamarieri që humbi jetën, ishte nipi i tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






