

TIRANË — Sekretariati për Etikën dhe Votimet në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar masën më të rëndë disiplinore ndaj dy deputetëve të opozitës, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, duke i përjashtuar ata me 60 ditë nga punimet parlamentare.
Vendimi u mor pas kërkesës zyrtare të parashtruar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i cili akuzoi dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike për nxitje të tensioneve dhe incidenteve gjatë seancës për votimin e Reformës Territoriale. Sipas mazhorancës, gjatë aksionit bllokues u hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të seancës dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit e mazhorancës.
Përmes këtij vendimi të marrë nga Sekretariati i Etikës, të dy deputetët e opozitës digjojnë të drejtën e pjesëmarrjes si në seancat plenare, ashtu edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare përgjatë dy muajve të ardhshëm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






