Transmetuar më 12-10-2026, 10:23

KRUJË — Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës si pasojë e shkëputjes së ashensorit në ambientet e një restoranti.

Shërbimet e Policisë së Krujës kanë vënë në pranga dy persona. I arrestuari i parë është kolegu 26-vjeçar i viktimës (E. S.), i dyshuar për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia, pasi hetimet e para tregojnë se ai e ka shtyrë me duar të miturin brenda ashensorit përpara se të ndodhte shkëputja fatale.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe pronarin 62-vjeçar të lokalit (A. V.), ndaj të cilit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë si dhe fshehje të të ardhurave. Dosja hetimore i është përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit