

Aksident i rëndë në Berat. Mjetin përplas një person me biçikletë dhe zhduket
BERAT — Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, ku një automjet ka përplasur një 40-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
I dëmtuari nga përplasja është shtetasi Endri Selfaj, i cili u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët e rastit.
Pasi kanë njoftuar shërbimet e urgjencës, 40-vjeçari është transportuar fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe plagëve të marra, ai është nisur më pas me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për kryerjen e veprimeve hetimore.
Me qëllim identifikimin e automjetit dhe kapjen e drejtuesit që u largua pas aksidentit, ekspertët e policisë kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi rrugor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






