

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është përplasur nga një automjet që më pas është larguar nga vendngjarja.
I plagosuri, Endri Selfaj, ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është goditur nga automjeti. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e kanë parë të shtrirë në rrugë dhe kanë njoftuar policinë.
Selfaj është transportuar fillimisht me ambulancë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, ai është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Për identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe kapjen e drejtuesit, janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi rrugor.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit, i cili u largua pa i dhënë ndihmë të plagosurit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






