

KRETË, GREQI, 11 Tetor 2026 — Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë viktimë e një sulmi me thikë brenda shtëpisë së tij në zonën e Agia Galini, në Rethymno të Kretës, duke mbetur i plagosur rëndë.
Sipas autoriteteve policore greke, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa si autor i dyshuar i sulmit është shpallur në kërkim një 17-vjeçar.
58-vjeçari, i cili jeton në këtë zonë së bashku me familjen e tij, ka marrë dy plagë të rënda në zonën e barkut. Pas ndërhyrjes së parë në Qendrën Shëndetësore të Moires, për shkak të gjendjes së tij kritike, ai është transportuar me urgjencë dhe nën kujdesin e mjekëve drejt Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI).
Policia e Kretës po vijon hetimet intensive për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes, si dhe për lokalizimin e të miturit të dyshuar si autor i plagosjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






