Transmetuar më 11-10-2026, 20:06

Luljeta në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani ka sjellë në një ballafaqim motrën e saj Valentinë. Ato janë tre fëmijë dhe kanë edhe një vëlla, Arturin. Konflikti mes tyre, qëndron te fakti se kush duhet të kujdeset për babain.

Luljeta rrëfen se pas vdekjes së nënës, babai i madh në moshë, ka ngelur vetëm, pasi nuk pranon më që të jetojë në Itali me vajzat. Motrat debatojnë me njëra-tjetrën sepse pretendojnë se asnjëra nuk ka mundësi që të qëndrojë gjashtë muaj në Shqipëri, për t’u kujdesur për babain.

Ndërkohë Luljeta i propozon motrës që duhet ta bëjnë me radhë 6 muaj njëra, e 6 tjetra, teksa shton se vëllai i tyre e ka mbyllur babain në një dhomë dhe i ka zaptuar apartamentin.

Luljeta: Unë kam ardhur këtu zonja Eni sepse mbas 14 vjetësh që ka vdekur nëna, unë nuk po e zgjidh dot problemin me babain. Sepse ai ka punuar një jetë të tërë ka tre fëmijë unë, motra ime edhe vëllai Artur Lezo, domethënë tre fëmijë dhe babai im rri vetëm.

Eni Çobani: Po!

Luljeta: Ne duhet të vijmë që nga Italia t’i përgjigjemi babait. Unë jam shumë, shumë, shumë e lodhur. Më ka ardhur qumështi i nënës këtu (ne majë të hundës). Nuk po e përballoj dot më. Babai nuk do të vijë më në Itali, të rri tek. Atje do t’i përgjigjem. U shqyem duke ju përgjigj se tani ai moshën e ka goxha i madh ilaçe, sëmundje, domethënë të gjitha. U lodha. Zonja Eni, tani ka ardhur fundi që ai nuk do më të vijë atje dhe ne duhet t’i përgjigjemi këtu. Unë kam thirrur motrën time tani këtu që ajo të vijë, të rrijë dhe t’i përgjigjet babait, sepse unë nuk kam më mundësi. Unë kam familjen atje dhe kam dhe një djalë që e kam pak me probleme.

Valentina: Jo moj shoqe. Jo, unë nuk i përgjigjem ashtu si kërkon ti. Të vij unë të rri këtu gjashtë muaj t’i përgjigjem babait. I jam përgjigjur unë edhe këtu babait, se unë kam qenë këtu dhe ti ke qenë në Itali.

Luljeta: Dikush do t’i përgjigjet.

Valentina: Të lë unë familjen dhe të rri këtu gjashtë muaj?! Po kjo nuk është zgjidhje.

Luljeta: Po një zgjidhje do ia japim babait ne. Babai im është mbyllur në një dhomë, e ka mbyllur vëllai edhe unë fle me babain në një krevat. Motra ime kur vjen fle në një divan të vogël atje, i dhëmbin mbrinjët, të drejtë ka dhe ajo. Nuk e diskutoj me një zgjidhje do t’ia jap. Unë nuk mund të fle në një dhomë me babain dhe të bëj të bëj debate.

Valentina: Po ti kërkon që zgjidhjen t’ia jap unë, të rri gjashtë muaj?!

Luljeta: Kështu do rrimë gjashtë muaj ti, gjashtë unë.

Valentina: Po jo s’mund të lë punën gjashtë muaj.

Luljeta: Nuk e lë dot as unë. TV Klan

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit