

TIRANË, 11 Tetor 2026 — Një deklaratë e bërë nga Selin Bollati gjatë emisionit “Goca dhe Gra” ka nxitur diskutime të shumta në rrjet mbi emrat e mundshëm që do të ulen në karriget e opinionistëve për edicionin e gjashtë të reality show-t “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë diskutimit në studio lidhur me festën e nisjes së sezonit të ri televiziv të Top Channel, Selin përmendi se mes të pranishmëve do të jenë edhe Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, dy opinionistët e edicionit të kaluar. Kjo deklaratë ngjalli menjëherë reagimin e moderatores Orinda Huta, e cila e pyeti nëse kjo nënkuptonte konfirmimin e rikthimit të tyre edhe për sezonin e ri.
Megjithëse Selin u tregua e kujdesshme duke sqaruar se nuk po zyrtarizonte asnjë emër lidhur me përbërjen e panelit, përmendja e dy figurave të edicionit të pestë ka shtohet kuriozitetin e publikut për mbarëvajtjen e formatit televiziv. Deri më tani, producentët e programit nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar lidhur me stafin e opinionistëve për "Big Brother VIP Albania 6".
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






