Transmetuar më 11-10-2026, 19:01

DURRËS, 11 Tetor 2026 — Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, rikthimi i reshjeve të shiut ka rizgjuar alarmin te banorët e pallateve në rrugën e Currilave në Durrës, për shkak të rrezikut të përhershëm nga rrëshqitja e shpatit të kodrës. Catër muaj më parë, rreshqitja e dherave të ngarkuara me lagështirë shkatërroi murin mbrojtës prej betoni dhe shkuli pishat duke i mbështetur mbi katin e parë të ndërtesave.

Sipas ekspertëve gjeologë, si Prof. Adem Hyseni, zona përbëhet nga alternime të shkëmbinjve argjilorë dhe ranorë, çka i bën struktura mjaft të paqëndrueshme ndaj ujit dhe erozionit, ndërsa ngarkesa e ndërtimeve pas viteve 2000 e ka përkeqësuar situatën. Megjithëse një projekt rehabilitimi i Ministrisë së Mjedisit në vitin 2014 dështoi të zgjidhte problemin, sot në pallatin më të rrezikuar me 40 apartamente vazhdojnë të jetojnë 15-16 familje, të cilat u rikthyen në banesa pas opcioneve të përkohshme të strehimit.

Bashkia e Durrësit bëri me dije se ka përgatitur akt-ekspertizën e vlerësimit të aftësisë mbajtëse strukturore të ndërtesës së bashku me studimin inxhinierik-sizmologjik, duke kërkuar ndërhyrje dhe investime emergjente nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Emergjencave Civile për të garantuar sigurinë e zonës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit