

MESTRE, 11 Tetor 2026 — Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane në Mestre të Venecias, pasi akuzohet se përndiqte prej kohësh ish-partneren e tij. Ngjarja e fundit u regjistrua brenda një picerie ku ndodhej gruaja, e cila, e alarmuar nga prania e papritur e ish-partnerit, u detyrua të izolohej në tualetin e lokalit dhe të telefononte me urgjencë forcat e rendit.
Sipas verifikimeve të kryera nga efektivët e policisë pas mbërritjes në vendngjarje, i arrestuari e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe e ndiqte rregullisht në ambientet që ajo frekuentonte. Kjo sjellje persekutuese i kishte shkaktuar viktimës gjendje të vazhdueshme ankthi, duke e detyruar të ndryshonte edhe zakonet e përditshme. Shqiptari ndodhet tashmë në duart e drejtësisë italiane ku po përballet me veprën penale të përndjekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






