

ATHINË, 11 Tetor 2026 — Aksidenti i rëndë i punës i ndodhur në fabrikën e përpunimit të naftës "Motor Oil" në Agioi Theodoroi, Greqi, ka shënuar një tjetër viktimë, duke e çuar bilancin tragjik në dy të vdekur.
Ditën e sotme, pak para orës 13:00, ka ndërruar jetë në spital edhe punëtori tjetër shqiptar, 50-vjeçari Dorian Hysa. Ai ndodhej i shtruar në gjendje kritike për jetën dhe i intubuar në Spitalin e Përgjithshëm "Thriasio" të Elefsinës, për shkak të dëmtimeve dhe goditjeve të rënda që kishte marrë në kokë nga shpërthimi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 50-vjeçari nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë marrë masa të menjëhershme ligjore duke vënë në pranga drejtuesit e kompanisë, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit dhe përcaktimin e përgjegjësive për kushtet e sigurisë në punë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






