

XHIBUTI, 11 Tetor 2026 — Të paktën 109 emigrantë, mes të cilëve edhe 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije e mbingarkuar u përmbys në ujërat mes Xhibutit dhe Jemenit.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht këtë të diel nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila bëri me dije detajet tronditëse të tragjedisë bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve.
Sipas të dhënave zyrtare të IOM-it, mjeti lundrues transportonte rreth 350 persona kur u përmbys gjatë orëve të natës mes 8 dhe 9 tetorit, pranë zonës së Guherës, në veri të qytetit portual të Obokut në Xhibuti. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga uji më shumë se 80 persona, të cilët raportohet se janë të gjithë shtetas etiopianë që po tentonin të kalonin detin drejt Gadishullit Arabik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






