Transmetuar më 11-10-2026, 14:55

ROMA, 11 Tetor 2026 — Papa Leoni XIV ka njoftuar publikisht se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditëve në vijim, pasi kontrollet e fundit mjekësore kanë zbuluar praninë e një mase në mushkërinë e tij.

Lajmin e dha vetë Ati i Shenjtë, 71 vjeç, gjatë lutjes tradicionale të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Papa sqaroi se masa është identifikuar në një fazë të hershme nga mjekët dhe se ajo është e lokalizuar, çka lehtëson ndërhyrjen e planifikuar.

Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, konfirmoi se operacioni do të kryhet në ditët e para të javës së ardhshme në spitalin “Gemelli” në Romë, ku ndodhet edhe suita e posaçme e rezervuar për krerët e Kishës Katolike. Pas ndërhyrjes, Ati i Shenjtë pritet të kalojë një periudhë rikuperimi prej rreth një jave.

Papa Leoni XIV (me emrin e lindjes Robert Francis Prevost), i cili u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2025 si pasardhës i Papa Françeskut, është Papa i 267-të dhe i pari me origjinë amerikane në historinë e Vatikanit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit