

NAPOLI, 11 Tetor 2026 — Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali, ku një grua 33-vjeçare shtatzënë në muajin e shtatë ka humbur jetën së bashku me foshnjën e saj në rajonin e Castellammare di Stabia, pranë Napolit. Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur rrethanat e tragjedisë së dyfishtë.
Viktima, Greta Astarita, nënë e një fëmije tjetër, kishte shkuar me urgjencë në spitalin "San Leonardo" pas dhimbjeve të forta në zonën e ijeve. Pavarësisht ankesave të saj, mjekët vendosën ta nxirrnin nga spitali pas ekzaminimeve paraprake, duke vlerësuar se gjendja e saj nuk kërkonte shtrim. Megjithatë, menjëherë pas rikthimit në shtëpi, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua në mënyrë drastike deri në humbjen e vetëdijes, çka detyroi familjarët ta dërgonin sërish në spital.
Me të mbërritur për herë të dytë në spital, mjekët konfirmuan fillimisht vdekjen e foshnjës në bark, ndërsa pas disa orësh përpjekjesh në repartin e terapisë intensive, ndërroi jetë edhe 33-vjeçarja. Familja e viktimës ka dorëzuar një kallëzim penal në polici, ndërsa prokuroria po heton nëse trajtimi mjekësor i vizitës së parë përbën shpërdorim detyre apo neglizhencë që çoi në këtë bilanc tragjik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






